Zgjedhjet në Gjemani, pjesëmarrje e ulët në kutitë e votimit

21:05 | 6 Qershor 2021

Gjermanët i janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë për të zgjdhur përfaqësuesit e tyre në nivel vendor në landin lindor Saxony – Anhalt.

Sipas politologëve gjermanë këto zgjedhje janë të rëndësishme për të treguar edhe orientimin e përgjithshëm të votës në federalet e shtatorit.

Sondazhet e bëra publike nga mediet gjermane tregojnë një epërsi të vogël për Kristiandemokratët e CDU-së, por ajo që theksojnë ekspertët është rritja e partisë Alternativa për Gjermaninë AFD, e cilësuar e ekstremit të djathtë. Në sondazhet e publikuara ajo është vetëm një pikë prapa CDU-së.

Pjesëmarrja këtë të dielë në votime ka qenë e ulët, që sipas gazetarëve gjermanë nënkupton se pjesëmarrja e ulët shpesh ka favorizuar partitë e ekstremeve. Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në këtë orientim vote, sipas analistëve është se landi nuk njihet si ndonjë zonë me të ardhura të larta.

Megjithëse shumica e sondazheve i japin CDU-së epërsi, për politologët gjermanë një diferencë e ngushtë e fitores mund të shkaktojë një goditje për Armin Laschet, që pretendon të zëvëndësojë Merkelin në krye të CDU-së.

Kancelarja Merkel është në pushtet që nga viti 2005 dhe sipas shumë analistëve ka vështirësi që gjermanët të pranojnë të votojnë sërish masivisht për këtë koalicion që ka 16 vjet në pushtet.

Alternativa për Gjermaninë dhe e ashtuquajtura parti komuniste në Gjermani, e majta, sipas analistëve zakonisht performojnë më mirë në Gjermaninë Lindore ish-komuniste, ku ekonomia është më e dobët se në perëndim. Ndërkaq, sondazhet e fundit tregojnë për një rritje të madhe të të Gjelbërtëve në Gjermani.

Lajmet më të lexuara