“Rusia nuk do ta zbusë ofensivën e saj ndaj Ukrainës pasi nuk mendon se komuniteti global qëndron i solidarizuar kundër saj.” Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i cili përjashtoi mundësinë e një paqeje me çdo çmim me Rusinë.
Sakaq, në një videomesazh me rastin e ditës së Dinjitetit dhe Lirisë, Zelensky u zotua se nuk do të lejojnë që t’u merret liria.
“Njerëzit tanë po mbrojnë veten dhe Europën aktualisht. Pasi ne kemi dinjitet dhe nuk do të lejojmë që liria të na merret.”
Zelensky i druhet zbehjes së mbështetjeve nga komunitetit ndërkombëtar, mes konfliktit tjetër që po zien në Lindjen e Mesme dhe tejzgjatjes së luftës në Ukrainë.
Megjithatë, në një mesazh se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë në krah të Kievit, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë./abcnews.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...