Ukraina do të luftojë për një fitore të përgjakshme, por pushtimi rus do të përfundojë me diplomaci.
Kështu ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë televizive njëorëshe për të shënuar përvjetorin e tij të tretë si President.
“Ne nuk e filluam këtë luftë. Por ne duhet ta përfundojmë atë”, tha Zelensky në një intervistë që u regjistrua të premten dhe u transmetua të shtunën.
“Fitorja do të jetë e përgjakshme në betejë. Por fundi do të jetë në diplomaci. Ne duam gjithçka të na kthehet. Rusia nuk dëshiron të japë asgjë”, tha Zelensky.
Transmetimi thuhet se përfshiu gjithashtu një intervistë me gruan e Zelensky, Olena Zelenska, e cila tha se lufta nuk e kishte ndryshuar burrin e saj.
“Nuk mund të them se ka ndryshuar. Siç ka qenë burrë dhe burrë i besueshëm, ashtu është”, citohet të ketë thënë ajo.
Por ajo u ankua që nuk mund ta shihte për muaj të tërë.
“Familja jonë, si të gjitha familjet ukrainase, tani është ndarë. Ne nuk u pamë për dy muaj e gjysmë, folëm vetëm në telefon. Faleminderit për këtë mundësi [këtë intervistë], sepse po kalojmë kohë së bashku”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...