Negociatorët e Kievit do të tërhiqen nga bisedimet për paqe me Moskën nëse Rusia vret forcat ukrainase që ende qëndrojnë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të Mariupolit. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të shtunën pasdite.
“Nëse njerëzit tanë vriten në Mariupol,” u tha Zelensky gazetarëve, “Ukraina do të tërhiqet nga çdo proces negocimi.”
Mbrojtësit, të përbërë nga marinsa, anëtarë të regjimentit të diskutueshëm Azov, roje kufitare dhe oficerë policie, janë forcat e fundit ukrainase të mbetura në Mariupol, i cili është goditur nga Rusia për javë të tëra.
Ndërkohë raportohet se ka edhe civilë të strehuar në fabrikën e çelikut.
Në një video të publikuar nga regjimenti Azov, i cili filloi si një grup i ekstremit të djathtë dhe më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës, gra dhe fëmijë në një dhomë të mbushur me njerëz thonë se po u mbaron ushqimi dhe uji dhe luten që të evakuohen. /abcnews.al/
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...