Zelensky mirëpret vendimin e PE-së: Rusia duhet të izolohet dhe të mbahet përgjegjëse

14:05 | 23 Nëntor 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Evropian që miratoi rezolutën që shpalli Rusinë si një shtet ‘sponsorizues i terrorizmit’.

Zelensky thotë se Rusia duhet të izolohet dhe të mbahet përgjegjëse për terrorizëm në Ukrainë.

“Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse për t’i dhënë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin”, shkroi Zelenskiy në Twitter.

BE e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit”

Shpërndaje në rrjete sociale