Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti ukrainas Zelensky tha se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta, sipas BBC.
“Sigurisht që kam dëgjuar edhe parashikime të ndryshme. Kam më shumë informacione se disa media për qëllimet dhe aftësitë e ushtrisë ruse, rreth potencialit të ekonomisë ruse. Për gjendjen emocionale të shoqërisë në Rusi,” tha Zelensky.
Sipas Zelenskyt dy faktorë do të përcaktojnë kohëzgjatjen e konfliktit.
“Suksesi i ushtrisë sonë në fushën e betejës është vërtet domethënës. Por ende jo aq sa për të larguar pushtuesit. Ne do t’i mundim,” tha ai.
“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë domethënëse. Ekonomikisht të dhimbshme. Por ende nuk mjaftojnë që makina ushtarake ruse të mbetet pa mjetet e mbijetesës,” përfundoi ai.
/abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...