Një seri imazhesh satelitore, nga Planet Labs dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës, tregojnë një zjarr dhe tym pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar, Ukrainë.
Tre imazhet satelitore – të cilat janë marrë më 24 gusht në orën 10:39 të mëngjesit, 11:30 dhe 11:35 me kohën lokale – tregojnë një pamje të rrallë të njëpasnjëshme të një zjarri që rritet drejt jugut të uzinës dhe tymit që ngrihet nga një gropë hiri e vendosur në pjesën veriore të kompleksit.
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është parë në orën 11:30 me orën lokale më 24 gusht, shkruan CNN.
Centrali, i cili mbahet nga forcat ruse, u shkëput plotësisht nga rrjeti elektrik për herë të parë në historinë e tij të enjten, sipas operatorit bërthamor të vendit.
Presidenti ukrainas, Zelensky ka thënë se dje është shmangur një katastrofë botërore nga centrali i Zaporiyias.
Në njoftimin e dhënë, thuhet se centrali i Zaporiyia është shkëputur nga rrjeti energjetik, dhe se për fatin e mirë katastrofa u shmang vetëm për shkak të furnizimit me energji elektrike rezervë.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...