Pjesë të mëdha të akullit raportohet të jenë shkëputur nga Akullnaja Tasman në Zelandën e Re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC, në Parkun Kombëtar Aoraki/Cook Mountain, copa gjigante të akullit të shkëputura nga Akullnaja Tasman, kanë mbushur gati tre të katërtat e liqenit që filloi të formohet si pasojë e shkrirjes nën akullnajë në vitet 1970.
Charlie Hobbs, udhërrëfyes në rajon, tha për Radio New Zealand se copa akulli në madhësi të rrokaqiejve janë duke qarkulluar rreth liqenit.
Heather Purdie, një shkencëtare e akullnajave në Zelandë të Re, tha se Akullnaja Tasman është duke u zvogëluar për shkak të ngrohjes globale gjatë disa viteve të fundit.
Një studim i kryer më herët këtë vit zbuloi se shkalla e shkrirjes së akullnajave në kontinentin e Antarktidës në Hemisferën Jugore është rritur me një mesatare prej 280 për qind gjatë një periudhe 16-vjeçare.
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...