Arkeologët kanë gërmuar më shumë seksione të një kulle të jashtëzakonshme azteke me kafka nën qendrën e Mexico City.
Instituti Kombëtar i Meksikës për Antropologji dhe Histori (INAH) tha se 119 kafka të reja ishin gjetur, transmeton portali arbresh.info
Kulla ishte zbuluar më 2015 gjatë restaurimit të një ndërtese në kryeqytetin meksikan.

Besohet se është pjesë e një mbajtëse kafkash nga një tempull i zotit aztek të diellit, luftës dhe sakrificës njerëzore.
I njohur si Huey Tzompantli, rafti i kafkave ishte në qoshen e kapelës së Huitzilopochtli, patroni i kryeqytetit aztek të Tenochtitlan.
Aztekët ishin një grup i popujve që flisnin nahuatët dhe që dominonin pjesë të mëdha të Meksikës qendrore nga shekujt 14 deri në 16.
Perandoria e tyre u përmbys nga pushtuesit e udhëhequr nga pushtuesi spanjoll Hernán Cortés, i cili kapi Tenochtitlan në 1521./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës