Zyrtarët në veriperëndim të Nigerisë kanë raportuar zbulimin e trupave të 66 personave, 22 prej tyre fëmijë dhe 12 gra, të vrarë nga elemente kriminale.
Viktimat janë gjetur në tetë fshatra në zonën Kujuru në shtetin Kaduna, bën të ditur qeveria, transmeton portali arbresh.info.
Forcat e sigurisë kanë bërë arrestime lidhur me këtë rast, tha guvernatori Nasir El-Rufai.
Ai ka bërë thirrje tek komuniteti për të shmangur sulmet hakmarrëse, por nuk ka identifikuar të dyshuarit dhe nuk ka dhënë arsye për vrasje.
Katër persona të lënduar janë shpëtuar nga forcat e sigurisë dhe janë duke marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Zbulimi është raportuar të premten, vetëm një ditë para se vendi të shkonte në zgjedhje./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...