Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u deklaruan pas takimit të tyre në Beograd.
Dyshja, theksuan se formimi me urgjencë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me përparësi, shkruan arbresh.info
Vuçiqi shkroi në profilin e tij në Instagram se Hilli u informua për raundin e fundit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“U pajtuam që formimi urgjent i Asociacionit të komunave [me shumicë, shën.red.] serbe është me përparësi, por gjithashtu ka nevojë për shumë më shumë përpjekje, punë dhe bisedime për të zgjidhur problemet e akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, njoftoi Vuçiqi.
Ai falënderoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joseph Biden për ftesën për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm për demokracinë që do të zhvillohet në mars.
Tutje, Vuçiçi shtoi se më 3 mars në Beograd bisedoi edhe me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Sian Macleod për hapat e mëtejshëm për formimin sa më të shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicën serbe. /arbresh.info/
View this post on Instagram
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà
IPK arreston në flagrancë një polic: Pranoi 2 mijë euro në l...