Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të dyshuarit

Close-up 'POLICE' marking written on the back of a bulletproof vest worn by a French police officer on a street in Paris, France. Concepts of law enforcement, crime, delinquency and criminal affairs

12:23 | 9 Qershor 2026
E H

Autoritetet franceze kanë arrestuar vëllain e Jerome Barella, i cili dyshohet për përfshirje në vdekjen e 11-vjeçares Liana, në një rast që ka tronditur opinionin publik.

Arrestimi i tij ka ardhur pas një denoncimi të ish-partneres së tij, e cila e ka akuzuar për përdhunim, me pretendime se incidentet kanë ndodhur në vitet 2007 dhe 2017. Ajo ka ngritur padi në vitin 2024, ndërsa i dyshuari rreth 40-vjeçar është marrë në paraburgim javën e kaluar.

Sipas zyrës së prokurorit lokal, ai po mbahet nën akuzat për përdhunim të një të miture, përdhunim nga bashkëshorti, ndalim të paligjshëm dhe kërcënime të përsëritura me vdekje.

Ndërkohë, Jerome Barella vazhdon të mohojë çdo përfshirje në vdekjen e 11-vjeçares, e cila u zhduk më 29 maj teksa po dilte nga shkolla në Firence, dhe u gjet e pajetë disa ditë më vonë.

Hetimet për rastin kryesor vijojnë për akuza të rënda, përfshirë rrëmbim, ndalim të paligjshëm dhe vrasje të një të mituri nën moshën 15 vjeç.