Von der Leyen pret me padurim bashkëpunimin me Kancelarin e ri të Austrisë

14:12 | 11 Tetor 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka uruar Alexander Schallenberg pas zgjedhjes si Kancelar i Austrisë.

“Urime Alexander Schallenberg për betimin si Kancelar Federal i Austrisë. Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të suksesshëm të Austrisë dhe Bashkimit Evropian dhe ju uroj gjithë të mirat për detyrat e ardhshme”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg u betua si kancelar të hënën pasi kolegu konservator Sebastian Kurz dha dorëheqjen si udhëheqës i Austrisë përballë akuzave për korrupsion për të mbajtur gjallë koalicionin qeverisës me të Gjelbrit, transmeton arbresh.info.

Schallenberg u betua në një ceremoni në zyrën e Presidentit Alexander Van der Bellen së bashku me pasardhësin e tij si ministër i jashtëm, Michael Linhart, i cili si Schallenberg është një diplomat karriere dhe kishte shërbyer si ambasador në Francë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara