Brukseli mund të japë mendimin e tij për hyrjen e Ukrainës në Evropë deri në qershor. Këtë e bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fund të një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Në Ditën e Evropës ne folëm për mbështetjen e BE-së për rrugën evropiane të Ukrainës. Mezi presim të marrim përgjigjet e pyetësorit për kandidaturën për anëtarësim në BE. Komisioni synon të japë mendimin e tij në qershor”, shkroi Von der Leyen në një postim në Twitter.
Njw muaj më parë presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen i dorëzoi me ceremoni presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky pyetësorin, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e një hapi të rëndësishëm Ukrainës drejt BE-së.
Followed up on yesterday’s G7 discussion with @ZelenskyyUa
On #EuropeDay, we discussed EU support and Ukraine’s European pathway.
Looking forward to receiving the answers to the EU membership questionnaire.
The @EU_Commission will aim to deliver its opinion in June. pic.twitter.com/KkQuodJjj4
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 9, 2022
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...