Policia e Britanisë është vënë në kërkim të personave që vodhën produkte Apple me vlerë 5 milionë funta nga një kamion, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat britanike theksojnë se vjedhja ka ndodhur mbrëmë në një rrugë në Northamptonshir.
Vjedhësit ndaluan kamionin dhe më pas lidhën rojet dhe shoferin. Nga këtu vjedhësit e dërguan kamionin në zonën industriale, dhe ngarkuan produktet në vlerë 5 milionë funta në një tjetër makinë.
Vjedhësit, të cilët një kohë udhëtuan me këtë makinë, produktet i bartën në makinën e tretë.
Duke theksuar se në mesin e produkteve të vjedhura ka Apple Watch, modele të ndryshme iPhone dhe karikues, policia ka kërkuar asistencën e njerëzve që kanë kaluar në këtë pjesë të qytetit ose nëse kanë ndonjë video.
Policia gjithashtu thekson se kërkon të komunikojë me njerëz të cilëve u është ofruar të blejnë produkte të Apple me kushte të pazakonta dhe çmime të ulëta.
Apple në javët e fundit hodhi në treg modelet e reja të Apple Watch, iPad, iPhone dhe Mac.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...