Vladimir Putin ka dërguar një paralajmërim për Britaninë dhe SHBA-të, duke deklaruar që sot bota po bëhet jashtëzakonisht kaotike.
Putin tha se ishte mbushur me shqetësime pas 24 orëshit të trazuar që ka parë avionë të RAF të venë alarmin për një sulm me raketa në Siri dhe kërcënimi i Donald Trumpit për Rusinë, transmeton portali arbresh.info.
Tani presidenti rus Vladimir Putin ka folur me neveri për atë se çka po ngjet.
Ai tha: “Gjendja e çështjeve të botë nuk sjell asgjë pos brengave, situata në botë po bëhet çdo herë e më kaotike”, ka thënë Putin gjatë një ceremonie për ambasadorët e rinj.
“Megjithatë, ende shpresojmë që kuptimi i përbashkët do të mbizotërojë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të hyjnë në një rrugë konstruktive, i gjithë sistemi botëror do të bëhet më i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm”.
Ai tha se do të punonte drejt një “axhende pozitive të orientuar drejt të ardhmes për botën”, por edhe një herë refuzoi të pranonte përgjegjësinë për helmimin e spiunit në Salisbury dhe sulmin kimik të Sirisë./Arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...