Federica Mogherini, ka paralajmëruar se, vitin tjetër, me përfundimin e mandatit të saj, nuk do të kandidojë përsëri si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.
Këtë deklaratë, Mogherini e bëri gjatë një takimi me ambasadorët e huaj të Bashkimit Evropian. Mandati i Mogherinit përfundon në tetorin e vitit që vjen.
Këtë post e mori në vitin 2014, duke u bërë e para përfaqësuese e lartë nga Italia që e mban këtë detyrë, përcjell Shekulli.
Mogherini ka luajtur një rol të madhe në marrëveshjen e Iranit, në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën kërkon që ta përmbyllë së shpejti.
Në këtë mënyrë ajo do të fitonte një prestigj të madh, si diplomate e lartë e Bashkimit Evropian.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...