Një familje shqiptare që jeton në qytetin e Petrinjës së Kroacisë që u godit nga tërmeti sot, ka vërë në dispozicion të gjitha produktet e biznesit të saj.
Është familja Morina që ka dhuruar mbi tre mijë bukë për të prekurit nga tërmeti, njofton Klan Kosova.
Anita Morina, nga kjo familje ka thënë për Klan Kosova se sapo furra të hyjë në funksion përsëri do të vazhdojnë të dhurojnë bukë.
“Pasi që u stabilizuam në një mënyrë dhe e pamë që jemi në numër e pamë familjet jashtë, fëmijët teksa qanin nuk pati mënyrë tjetër të ndihmojmë përveç asaj që bëjmë tërë jetën. I kemi vendosur krejt çka kemi prodhuar dhe kemi shpërndarë nëpër qytet që njerëzit të mos mbesin të uritur”, ka thënë ajo.
“Tash për tash nuk ka rrymë dhe ujë dhe rryma nuk punon”.
“Gjatë ditës së sotme kemi dhuruar mbi tre mijë bukë dhe produkte të tjera të furrës dhe pije”.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...