Mijëra venezuelas u mblodhën të martën, më 30 korrik, në protesta paqësore për të mbështetur opozitën, një ditë pasi 11 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në protestat kundër fitores së kontestuar në zgjedhje të presidentit Nicolas Maduro.
“Liri, liri” dhe “Nuk kemi frikë”, ishin disa nga sloganet që protestuesit brohoritën në kryeqytetin venezuelas, Karakas, teksa liderët opozitarë po insistojnë se kanë fituar bindshëm zgjedhjet.
Përderisa po rriten thirrjet ndërkombëtare që Këshilli Kombëtar Zgjedhor të publikojë rezultatet e detajuara të zgjedhjeve të së dielës, që këshilli tha se i fitoi Maduro, presidenti u është përgjigjur thirrjeve ndërkombëtare me kërcënime.
Sipas tij, opozita duhet të mbahet përgjegjëse për “dhunën kriminale, të plagosurit, të vdekurit dhe shkatërrimin” që lidhen me protestat.
Megjithatë, organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut, Foro Penal, tha se të paktën 11 persona – përfshirë dy minorë – janë vrarë në atë që kreu i kësaj organizate, Alfredo Romero, e cilësoi si “krizë e të drejtave të njeriut”./rel
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...
Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një pres...
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...