Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.
John Alfred Tinniswood vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte, përcjell Telegrafi.
Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.
Familja e tij tha se dita e fundit e Tinniswood ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”.
Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u mbyt Titaniku, më 26 gusht 1912, u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020.
Ai u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...