Zjarret pyjore në lindje të Rusisë vazhdojnë duke u rritur dhe kanë tejkaluar një sipërfaqe totale prej 1 milion hektarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Agjencia Federale e Pyjeve e Federatës Ruse, thuhet se vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë në lindje të Rusisë.
“Deri më 3 gusht, në 222 pika në një zonë prej 1 milion e 71 mijë e 845 hektarësh vazhdojnë zjarret pyjore. Prej tyre, 126 janë në Yakutistan, ndërsa 50 në rajonin Irkutsk”, theksohet në deklaratë.
Në punimet e shuarjes marrin pjesë rreth 5.000 persona dhe qindra automjete.
Nga ana tjetër, në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se në Yakutistan janë dërguar 109 pjesëtarë shtesë të intervenimit dhe 16 automjete.
Në zjarret që filluan në rajonin e Siberisë të Rusisë në muajin korrik deri më tani një zonë pyjore prej 1,3 milion hektarësh është shndërruar në hi, kurse zyrtarët kishin shpallur gjendje emergjente në rajon.
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...