Në Bruksel vazhdon sot rrethi i tretë i bisedimeve për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Sekretari për Brexit, David Davis, dëshiron zgjerimin e diskutimeve edhe me çështjen e tregtisë.
Por, BE këmbëngul që të ketë përparim në çështjen e të drejtave të qytetarëve, kufirin me Irlandën dhe ligjin për ndarje, përpara se të vazhdohet me çështje të tjera.
Të dyja palët kanë thënë se nuk ka perspektiva reale për marrëveshje në këtë raund bisedimesh.
Britania duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit 2019, dy vjet pasi kryeministrja britanike, Theresa May, ka nisur zyrtarisht procedurën e shkëputjes.
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...