Ndoshta është “vetëm një çështje kohe” para se Roma të goditet nga një sulm në stilin e Barcelonës, por forcat e sigurisë kanë marrë masat e duhura në rast se Vatikani do të jetë në shënjestër.
Siguria në Itali është rritur që nga viti i kaluar, kur drejtuesi i një kamioni që dyshohettë ketë qenë militant i Shtetit Islamik, vrau 86 persona në qytetin francez të Nisës, trasmeton portali arbresh.info
Pengesat dhe automjetet e policisë dhe ushtrisë janë vendosur rreth bazilikës së Shën Pjetrit për të bërë më të vështirë mundësinë e një sulmi terrorist sikurse ishte ai në Barcelonë, ku mbetën të vrarë 13 njerëz.
“Mund të jetë vetëm çështje kohe përpara se një sulm i ngjajshëm të ndodh në Romë. Por ne jemi të përgatitur për këtë”, ka thënë Christoph Graf, komandanti i Gardës Zvicerane.
Që nga shek. 16-të Grada Zvicerane ka përsipër sigurinë papale dhe aty numërohen të marrin pjesë rreth 110 burra. Kjo gardë ndan përgjegjësitë për mbrojtjen e Papës dhe Vatikanit me një forcë policore të të njejtës madhësi.
Policia italiane është përgjegjëse për patrullimin e perimetrit të jashtëm të Vatikanit në Romë.
Garda Zvicerane është e trajnuar edhe për ndonjë sulm të mundshëm terrorist dhe për përdorimin e armëve moderne./arbresh.info/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...