Gjermania do të përpiqet që të ndalojë hyrjen e pasagjerëve britanikë në Bashkimin Europianë, pavarësisht nëse ata janë vaksinuar kundër Covid-19.
“Padyshim ne jemi të shqetësuar për variantin delta”, tha ajo para gazetarëve gjatë samitit të BE-së, transmeton portal arbresh.info
Problemi është më i gjerë sepse Portugalia gjithashtu ka vendosur rregulla të reja karantine për udhëtarët britanikë të cilët nuk janë vaksinuar, duke e vendosur Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën kategori rreziku si Afrika e Jugut, Brazili, India dhe Nepali, shkruan Reuters.
Të gjithë vizitorët anglezë në Portugali, duhet të hyjnë në karantinë 14 ditorë, përveç nëse ata mund të paraqesin prova se janë vaksinuar plotësisht të paktën dy javë më parë.
Qeveria në Lisbonë la derën hapur, duke deklaruar se vendimi “mund të rishikohet në çdo kohë, në varësi të evolucionit të situatës epidemiologjike”.
Londra shpresonte që Portugalia, nga frika e humbjes së turistëve britanikë, por edhe marrëdhënie të mira, mund të kalonte në krah të palës britanike, por frika e virusit ka mposhtur ‘diplomacinë’.
Në kryeqytetin portugez, pothuajse gjysma e rasteve të reja të infeksionit lidhen me variantin delta.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të shpallë Britaninë e Madhe një “vend shqetësues” sepse variant delta i koronavirusit është përhapur ndjeshëm.
Një burim nga qeveria britanike tha se Kancelarja Merkel dukej se “dëshironte izolimin”, duke shtuar: “Shumë vende do të mendojnë se ky është vendimi i tyre, dhe jo ai që po vendoset në Berlin”./arbresh.info/
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...