Edhe 10.000 evropianë do të mund të marrin pjesë në xhihad në Irak dhe Siri deri në fund të këtij viti, paralajmëroi kryeministri francez Manuel Vals, numër i cili do të arrijë trefishin e numrit aktual.
“Sot, janë 3.000 evropianë në Irak dhe Siri. Nëse bëjmë monitorim për muajin që vjen, mund të arrijë deri në 5000 para verës dhe 10.000 para fundit të vitit,” tha Vals për kanalin televiziv francez “iTele”.
“A e kuptoni që kjo gjë paraqet një kërcënim?” tha ai.
“Tashmë rreth 90 francezë vdiqën atje me armë në dorë, duke luftuar kundër vlerave tona”, tha Vals.
“Ne duhet të përballemi me këtë kërcënim që i kanoset Francës, Evropës dhe vendeve të tjera”, tha Kryeministri francez.
Franca, bashkë me Belgjikën, ka numrin më të madh të vullnetarëve të cilët do të bashkohen grupit xhihadist dhe shteteve islamike, anëtarët e të cilëve okupuan pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut.
Muajin e kaluar, Franca ka konfiskuar pasaportat e gjashtë qytetarëve, dhe 40 të tjerë u ndaluan që të udhëtojnë jashtë vendit, sepse kishin për qëllim që të shkonin në Siri dhe Irak.
Kjo është hera e parë që një masë e tillë është aplikuar në Francë, si pjesë e ligjit të ri anti-terrorizëm të miratuar në nëntor./arbresh.info/
Anketimi: Nënpresidentja Harris zgjeron avantazhin përballë ...
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Korçë
Thirrja për mbështetje për investim në ngrohje efiçiente, Ku...
Sulmi i 7 tetorit në Izrael/ Dorëhiqet kreu i një njësie eli...
PSG refuzon t`ia japë Mbappe 55 milionë euro
Scharping: NATO ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund kri...