Rusia duket se ka qëlluar sërish një nga të vetët, duke dashur që të dëmtojë armikun. Sipas raportimeve, një avion luftarak që kushton 40 milionë dollarë është qëlluar nga të zotët në qiellin e Ukrainës lindore.
Kjo është hera e dytë që ushtria e Putinit turpërohet në këtë mënyrë. Më herët një raketë e lëshuar pësoi një defekt dhe u kthye në bumerang duke u vënë flakën pikërisht atyre që e nisën.
Pamjet e asaj që ka mbetur nga mjeti fluturues teksa bie nga qielli sipër Alchevsk-ut në Luhansk si fillim u publikuan brenda natës, edhe pse llogari pro-Moskës në Telegram pretenduan se avioni u qëllua nga “forcat aleate.”
Por më shumë video të incidentit u shfaqën të nesërmen dhe doli në dritë po ashtu se njerëzit e Putinit rrëzuan një nga avionët e tyre, të identifikuar në internet si një variant i rrallë 40 milionësh, i avionëve luftarakë-bombardues Su-34. /abcnews.al/
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...