Ihr Kuzin, ushtruesi i detyrës së qendrës së shëndetit publik të Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë, ka raportuar për rastin e parë të konfirmuar me koronavirus.
Burri u shtrua në spital të Shtunën në qytetin perëndimor të Chernivtsi, pasi kishte udhëtuar në Ukrainë nga Italia përmes Rumanisë, tha Kuzin, transmeton portal arbresh.info
Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe jashtë Kinës.
LEXO EDHE: Rama u bënë thirrje qytetarëve: Mos blini maska, nuk mbrojnë nga Coronavirusi
Në Europë pothujase të gjitha vendet janë prekur, por Italia vazhdon të mbetet me numrin më të madh të të prekurve, i cili ka shkuar mbi një mijë.
Franca dhe Italia kanë bërë apel te qytetarët e saj që të shmangin përshëndetjet me përqafime, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e sëmundjes në vendet e tyre.
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia mbeten vendet që nuk janë prekur nga koronavirusi./arbresh.info/
Shkon në Malësi të Madhe – Adion Puka kërkon ‘do...
Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Kryeministri Kurti u prit në parlamentin e Nordrhein-Westfal...
Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahta...
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizo...