Ukraina ka plotësuar një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Sot, mund të them se pyetsori është plotësuar nga pala ukrainase”, tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy.
Komisioni Evropian do të duhet të miratojë një rekomandim me kriteret e nevojshme të anëtarësimit të Ukrainës, shtoi ai, shkruan TheGuardian.
“Ne presim që rekomandimi të jetë pozitiv dhe më pas vendimi do të merret nga shtetet anëtarë të BE-së”.
Zhovkva shtoi se Ukraina pret të marrë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në qershor gjatë një takimi të takimit të Këshillit Evropian.
Këshilli Evropian do të mblidhet në datat 23-24 qershor.
“Më pas, do të na duhet të fillojmë bisedimet e pranimit. Dhe pas bisedimeve, mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE”, tha Zhovkva. /arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...