U tha njerëzve të pinë vodka e të mos shqetësohen, presidenti i Bjellorusisë konfirmon viktimën e parë nga Covid-19

16:48 | 31 Mars 2020

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko konfirmoi vdekjen e parë nga Covid-19 në vend dit1%n e sotme, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta.

Viktima ishte një aktor 75-vjeçar i cili humbi jetën në Vitebsk, njoftoi Belta, duke shtuar se burri kishte dhe probleme të tjera shëndetësore shëndetësore, shkruan CNN.

“Gruaja e tij është e shëndetshme, vajza e tyre është e shëndetshme, sepse sistemi i tyre imunitar është i fortë,” tha Lukashenko. “Ai nuk mbijetoi sepse kishte pneumoni të rëndë dhe ishte në një ventilator”, përfundoi presidenti bjellorus.

Presidenti Alexander Lukashenko ditën e shtunë u bëri thirrje njerëzve në Bjellorusi që të pinë vodka, të shkojnë në sauna 2 herë në javë dhe të merren me sport pasi tha se Covid-19 nuk përbënte kërcënim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara