Një infermiere e cila u arrestua pasi kishte refuzuar të marrë një mostër gjaku nga një pacient që ishte pa ndjenja u shpërblye me 500,000 dollarë.
Alex Wubbels arriti marrëveshjen për kompensim me qytetin e Salt Lake dhe Spitalin e Utah, tha avokati i saj, transmeton portali arbresh.info
Arrestimi i saj nga policia në korrik shkaktoi zemërim kur pamjet e incidentit dolën me vonë . Ajo u pa duke u arrestuar dhe duke u zvarritur deri te vetura e një polici.
Detektivi Jeff Payne, u dërgua në spitalin e Utah në datën 26 korrik për të marrë një mostër gjaku nga një shofer i kamionëve i cili ishte pa ndjenja, si i dyshuar për një përplasje me policin.
Infermierja e cila ishte kujdestare atë ditë, i tha detektivit Payne që ai nuk kishte një urdhër për marrjen e mostrës së gjakut, si kërkohej nga ligji.
Gjithashtu ajo shtoi që gjaku nuk mund të merret nga pacienti pa miratimin tij.
Zonja Wubbels në një konferencë për shtyp ju tha gazetarëve që “ Puna e vetme që kam si një infermiere është të mbajë pacientet të sigurt”./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...