Turqia nuk ka marrë një vendim mbi kërkesën e talebanëve për mbështetje rreth drejtimit të aeroportit të Kabulit, pasi forcat e huaja po tërhiqen për shkak të pasigurisë, tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ka theksuar se bisedimet me talebanët janë ende duke vazhduar, shkruan AFP, transmeton portal arbresh.info
Gjatë kësaj jave, talebanët kanë kërkuar nga Turqia ndihmë teknike për të drejtuar aeroportin, por kërkuan që ushtria e Ankarasë të tërhiqej deri në afatin e 31 gushtit. Megjithatë, ushtria turke ka filluar evakuimet gjatë ditës së mërkurë.
“Talibanët kanë bërë një kërkesë në lidhje me funksionimin e aeroportit të Kabulit. Ata thonë se do të sigurojnë siguri dhe do të përdorin aeroportin. Megjithatë, ne ende nuk kemi marrë asnjë vendim”, tha Erdogan në një konferecë për shtyp përpara vizitës në Bosnjë./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...