Turqia raportoi 40 mijë e 806 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar një rekord tjetër të lartë në rastet ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të ministrisë turke të shëndetit të publikuara të enjten.
Kjo ishte rritja më e lartë e rasteve njëditore atje që nga fillimi i pandemisë në dhjetor 2020, kur regjistroi më shumë se 33,000 infeksione të reja në një ditë të vetme.
Rritja vjen ndërsa vendi po përballet me kufizime të reja, transmeton Klan Kosova.
Të hënën, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan rivendosi orarin e ndalimit të fundjavës dhe njoftoi planet për kufizime të mëtejshme, të tilla si ndalimi i ngrënies në ambiente të mbyllura gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit – i vendosur të fillojë në 13 prill.
Turqia ka regjistruar 3 milionë e 357 mijë e 988 raste totale Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Të enjten, ministria e shëndetësisë raportoi 176 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 31,713.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...