Edhe pse është nënshkruar marrëveshja për dërgesën e sistemit antiraketor rus S-400, ajo ende nuk ka hyrë në fuqi, ka thënë drejtori i Rosoboronexport’it.
Në qershor kryetari rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e gatshme t’i dërgojë Turqisë sistemin antiraketor rus S-400, përcjell Al Jazzera.
“Marrëveshja është nënshkruar, por ajo ende nuk ka hyrë në fuqi. Ende po punohet në të, mbeten problemet teknike”, ka thënë drejtori Aleksej Mikhev.
Rusia e Turqia po bisedojnë për marrëveshjen që nga nëntori i vitit 2016 e zyrtarë të lartë nga të dy vendet kanë thënë se “është afër marrëveshja” dhe se është arritur “deri te pika finale e vendosjes”.
Sistemi rus S-400 mund ta rrëzojë fluturaken deri në 400 kilometra largësi në rrezen e veprimit prej 60 kilometrash.
Ajo mund t’i ketë në të njëjtën kohë deri në 36 shënjestra e përdor lloje të ndryshme raketash për shënjestra të ndryshme.
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...
Kurti për Orav: Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovë...