Ministri i jashtëm turk tha sot tha se homologu i tij grek mohoi të pranonte propozimin e NATO’s për një takim të pakushtëzuar mbi tensionet në Mesdheun lindor.
“Vlen të përmendet se Greqia e gënjeu sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Athina fillimisht ra dakord, më pas e mohoi këtë gjë.
Fakt është se Greqia gënjen dhe jo sekretari i Përgjithshëm.” – tha Mevlut Çavusoglu në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara.
Të enjten, shefi i NATO’s, Stoltenberg, njoftoi se Turqia dhe Greqia ranë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe përplasjeve të rrezikshme në Mesdheun lindor.
“Greqia edhe një herë tregoi se nuk është në favor të dialogut.” – shtoi Cavusoglu.
Ai gjithashtu kritikoi Francën për përdorimin e Greqisë kundër Turqisë dhe i bëri thirrje Francës t’i japë fund ‘akteve të saj histerike’.
Greqia e Turqia, dy anëtare të NATO-s janë përfshirë prej javësh në marrëdhënie të tensionuara pas nisjes së kërkimit për hidrokarbure në Mesdheun lindor nga ana e Ankarasë./zhurnal/
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...