Prokurorët e Turqisë kanë lëshuar urdhër –arrest për 360 persona brenda ushtrisë që dyshohet se e kanë përkrahur klerikun Fetullah Gulen.
Arrestimet janë kërkuar pas arrestimit të 700 personave gjatë javës së kaluar, e cila ka lidhje me goditjen e vazhdueshme që nga grusht shteti i dështuar i vititi 2016, shkruan euroneës, transmeton portali arbresh.info
Pas përpjekjes për grusht shtet janë arrestuar 50 mijë persona dhe janë shkarkuar nga puna rreth 150 mijë zyrtarë dhe personel ushtarak.
Turqia këmbëngul se një gjë e tillë është e nevojshme për të çrrënjosur atë që e quan “shteti i Gylenit” brenda një shteti.
Dikur mbështetës i Recep Tayyip Erdogan, të dy burrat kanë hasur në mosmarrëveshje. Gulen ka jetuar në Amerikë prej disa vitesh.
Përkundër akuzave të Turqisë se ai qëndron pas idesë për grusht shtet, Gulen ka mohuar vazhdimisht akuzat.
Turqia vazhdon të kërkojë me ngulm ekstradimin e tij./arbresh.info/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...