Turqia kritikoi fuqishëm një ligj kundërthënës, që miratoi Parlamenti i Izraelit, me të cilin ky vend definohet si shtet kombëtar i popullit hebre. Ligji thotë se hebrenjtë kanë të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare dhe e nxjerr gjuhën hebraike mbi atë arabe.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ligji shkel të drejtën universale dhe të drejtat e arabëve izraelitë. “Fakti se ligji e cilëson të drejtën për vetëvendosje si të drejtë që zbatohet vetëm për hebrenjtë është produkt i një mentaliteti të vjetëruar dhe diskriminues”, tha ministria turke.
Qytetarët arabë përbëjnë rreth 17.5 përqind të popullsisë më shumë se tetë milionë banorëshe të Izraelit. Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ligji është një “hap racist” dhe përpjekje “për të fshirë ligjërisht” popullin palestinez nga vendi i tij.
Çështja është burimi më i fundit i tensioneve midis Izraelit dhe Turqisë. Ankaraja dëboi ambasadorin izraelit në muajin maj, për shkak të vrasjes së protestuesve nga forcat izraelite në kufi me Rripin e Gazës. Edhe Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ligjin e Izraelit, duke thënë se ai mund ta komplikojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...
Rusia gjobit me 176 milionë euro Google
Qeveria e Shqipërisë e liron nga detyra Insidor Rexhepin, ca...
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...