Turqia kritikoi fuqishëm një ligj kundërthënës, që miratoi Parlamenti i Izraelit, me të cilin ky vend definohet si shtet kombëtar i popullit hebre.
Ligji thotë se hebrenjtë kanë të drejtë unike për vetëvendosje kombëtare dhe e nxjerr gjuhën hebraike mbi atë arabe.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha se ligji shkel të drejtën universale dhe të drejtat e arabëve izraelitë.
“Fakti se ligji e cilëson të drejtën për vetëvendosje si të drejtë që zbatohet vetëm për hebrenjtë është produkt i një mentaliteti të vjetëruar dhe diskriminues”, tha ministria turke.
Qytetarët arabë përbëjnë rreth 17.5 përqind të popullsisë më shumë se tetë milionë banorëshe të Izraelit.
Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ligji është një “hap racist” dhe përpjekje “për të fshirë ligjërisht” popullin palestinez nga vendi i tij.
Çështja është burimi më i fundit i tensioneve midis Izraelit dhe Turqisë.
Ankaraja dëboi ambasadorin izraelit në muajin maj, për shkak të vrasjes së protestuesve nga forcat izraelite në kufi me Rripin e Gazës.
Edhe Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ligjin e Izraelit, duke thënë se ai mund ta komplikojë zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez./gsh/
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...