Turqia ka dënuar ashpër deklaratën e bërë nga liderët e Bashkimit Europian, e cila ka qenë kritike ndaj politikave të Ankarasë ndaj anëtarëve të bllokut Qipros dhe Greqisë.
Tensione të reja janë ngritur vetëm disa ditë përpara samitit kyç, transmeton portali arbresh.info
“Deklarata që u lëshua përmbante komente të papranueshme kundër vendit tonë”, u tha gazetarëve, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hami Aksoy në përgjigje të deklaratës së BE të së enjtes.
Presidenti i BE-së, Donald Tusk dhe shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Junkcer të hënën do të zhvillojnë bisedime me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takimi do të zhvillohet në Varna të Bullgrarisë.
Në lidhje me deklaratën e BE-së, ka reaguar edhe Omer Çelik, ministri i Turqisë i Çështjeve të BE, Omer Çelik, i cili tha se “Ankaraja nuk mund të pranojë një deklaratë të tillë, ditë para takimit në qytetin e Detit të Zi”.
Deklarata e 28 shteteve anëtare të BE-së i ka bërë thirrje Turqisë që të ndalojë “veprimet e paligjshme” ndaj Greqisë dhe Qipros.
Kjo deklaratë është bërë pas arrestimit të dy ushtarëve grekë nga Ankaraja dhe premtimit të saj për të parandaluar qeverinë greke qipriote të njohur ndërkombëtarisht nga eksplorimi për naftë dhe gaz./arbresh.info/
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...