Ministria e Jashtme e Turqisë ka shprehur ngushëllimet e saj për të afërmit e të vrarëve, në atë që e ka përshkruar si një “aksident tragjik”, si dhe për popullin dhe qeverinë e Greqisë në përgjithësi.
“Me dhimbje mësuam se shumë njerëz humbën jetën dhe u plagosën mbrëmë si pasojë e një përplasjeje treni në fqinjën tonë”, thuhet në njoftimin e ministrisë, shkruan Al Jazeera.
Të dy vendet kanë përjetuar kohët e fundit një shkrirje të lehtë në marrëdhëniet diplomatike pasi kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat territoriale dhe migracionin.
Greqia kohët e fundit dërgoi ndihma në Turqinë jugore pas tërmeteve vdekjeprurëse atje.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës