Turqia ka gjobitur gjigantin e medias sociale Facebook me 1,6 milionë lira turke (mbi 281 mijë dollarë) për shkelje të të dhënave duke ekspozuar informacione personale të qindra mijëra përdoruesve në Turqi.
”Facebook ekspozoi emrat, gjinitë, ditëlindjet, statusin e marrëdhënieve, nivelin e arsimimit, religjionin, qytetin dhe vendndodhjen e afër 281 mijë përdoruesve”, bëri të ditur Zyra e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Në maj, Zyra për Mbrojtje të të Dhënave Personale e gjobiti FB me 1,65 milionë lira turke (289 566 dollarë) për një shkelje tjetër të të dhënave.
Në qershor, SHBA gjobiti me 5 miliardë dollarë FB për shkelje të privatësisë, që ishte gjoba më e madhe e shqiptuar ndonjëherë nga Komisioni Federal i Tregtisë ndaj një kompanie të teknologjisë./alsat/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...