“Në avion kanë hipur gjithsej 42 persona pasi 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi”, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca
Avioni i dërguar nga Turqia për evakuimin e shtetasve të saj dhe shtetasve të vendeve të tjera përfshirë edhe një shtetas të Shqipërisë, pasi ka marrë udhëtarët në bord është nisur nga qyteti Wuhan i Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me evakuimin nga Kina për shkak të koronavirusit të ri ka thënë se “Në avion kanë hipur gjithsej 42 persona pasi 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi”.
“Avioni ynë i evakuimit u ngrit në fluturim nga qyteti Wuhan. Rrugë të mbarë. Për shkak se 6 persona me dëshirën e tyre kanë kërkuar të mos kthehen në Turqi, në avion kanë hipur gjithsej 42 persona. Gjatë kontrollit të kryer shëndetësor nuk është gjetur shenjë sëmundjeje tek asnjëri prej udhëtarëve”, tha ministri Koca.
Një avion transportues mallrash i Turqisë ishte nisur drejt Kinës për të transportuar qytetarët e saj dhe të vendeve të tjera të afërta, përfshirë një shtetas të Shqipërisë nga qyteti kinez Wuhan ku muajin e kaluar u shfaq për herë të parë koronavirusi.
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrov...
Vance: Sulmet nisën sepse Irani nuk e kaloi testin e besuesh...
Vdes një person në QKUK, rasti po hetohet
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...