Turqia dënoi sot sulmin militant që vrau 11 ushtarë në Gadishullin Sinai të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne dënojmë sulmin në stacionin e pompimit të ujit në lindje të Kanalit të Suezit në Egjipt më 7 maj, i cili vrau 11 ushtarë dhe plagosi pesë ushtarë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Turqia shprehu ngushëllimet e saj për familjet e të vdekurve dhe shtetin egjiptian dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Ndryshe, në një sulm të së shtunës, të paktën 11 ushtarë u vranë dhe pesë u plagosën në një stacion pompimi uji në perëndim të Sinait, njoftoi ushtria e vendit.
Forcat e ushtrisë u përleshën me militantët dhe i rrethuan në një zonë të izoluar në Sinai. Deklarata nuk dha detaje të tjera.
Ushtria egjiptiane ka luftuar për vite me radhë një kryengritje në Gadishullin Sinai, e udhëhequr kryesisht nga dega lokale e grupit terrorist DEASH.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...