Ministria e Jashtme e Türkiye-s dënoi në mënyrën më të fuqishme sulmin që kishte në shënjestër Kuranin në Hagë të Holandës dhe protestoi ndaj incidentit duke thirrur ambasadorin holandez në Ankara, Joep Wijnands, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria publikoi një njoftim lidhur me sulmin ndaj Kuranit në Holandë.
“Në mënyrë më të fuqishme dënojmë sulmin e poshtër të një personi anti-islamik në Hagë të Holandës që synoi librin tonë të shenjtë Kuranin më 22 janar. Ky veprim i ulët, që pas Suedisë këtë herë ndodhi në Holandë dhe që fyen vlerat tona të shenjta dhe përmban krim të urrejtjes, është një shpallje e hapur se islamofobia, diskriminimi dhe ksenofobia nuk njohin më kufij në Evropë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, këto veprime, nuk shënjestrojnë drejtpërdrejt vetëm të drejtat dhe liritë themelore, vlerat morale dhe tolerancën shoqërore të muslimanëve, por edhe të gjithë njerëzimit, duke dëmtuar kulturën e bashkëjetesës paqësore.
“Ambasadori i Holandës në Ankara është thirrur në Ministrinë tonë, duke e njoftuar me deklarata të fuqishme se e dënojmë dhe protestojmë këtë akt të neveritshëm dhe të poshtër, ndërsa i është kërkuar që Holanda të mos lejojë akte të tilla provokative”, shton njoftimi.
Në njoftim theksohet se nga autoritetet holandeze presin që të marrë masat e nevojshme ndaj autorit të aktit, si dhe të zbatojë masa konkrete që të parandalohen përsëritjet e incidenteve të tilla.
Gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy ...
Osmani u prit në takim nga Presidenti i Islandës, kërkon mbë...
Bie sërish çmimi i naftës në Shqipëri
SHBA-të rrisin praninë ushtarake në Filipine
Rinovim përpara derbit, Interi zgjat bashkëpunimin deri në 2...
Në mungesë të kuorumit, nuk vazhdojnë masat emergjente për e...