Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 70 oficerëve të ushtrisë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit më 2016.
Policia turke ka kryer operacione në 34 provinca në mbarë vendin, ka raportuar e përditshmja turke Milliyet, përcjell Reuters.
Thuhet se të dyshuarit janë vënë në shënjestër pas deklaratave të ushtarëve që janë arrestuar më parë. Zyrtarët ushtarakë të arrestuar në operacionet e fundit, thuhet se bëjnë pjesë në lëvizjen Hizmet (Shërbim) të Gulenit.
Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka thënë se autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë njerëz dhe kanë larguar nga puna pothuajse të njëjtin numër të nënpunësve civilë, pas puçit të dështuar të korrikut të vitit 2016./REL
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?
Rama pas takimit me homologun grek: Ne duam t’u bashkohemi j...
Hoxha takim me homologun grek: Kapitull i ri në marrëdhëniet...
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...