Në Turqi janë mbyllur pasditen e së dielës qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Mbi 57 milionë qytetarë me të drejtë vote votuan për kryetrarë bashkish dhe këshilltarë bashkiakë në 81 provinca të vendit. Procesi, rezultatet paraprake të të cilit pritet të dalin jo më herët se në orën 21, konsiderohet një test për presidentin Recep Taip Erdoan.
Pakënaqësia popullore për shkak të situatës së rëndë ekonomike ku e ka futur vendin ka bërë që vetë Erdogan të shqetësohet se mund të humbasë bastionet e partisë së tij, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin, që janë qytetet më të mëdha të Turqisë. Në një prononcim të mëhershëm për mediat, presidenti turk e cilësoi procesin zgjedhor betejën e karrierës së tij politike.
Aktualisht Turqia ndodhet në recesion, inflacioni ka shkuar në 20 për qind, ndërsa lira ka rënë me një të tretën, duke çuar në falimentimin e shumë bizneseve. Ndërkohë, incidentet gjatë procesit zgjedhor nuk munguan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve politike rivale në qytetin lindor Malatia la dy persona të vdekur. Ndërsa në rajonet jug-lindore Dijabakir dhe Mardin, përplasje të ngjashme lanë 5 persona të plagosur. Dy rajonet në fjalë janë me shumicë kurde dhe incidentet në një proces elektoral nuk janë të rralla./abcnews.al
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Trump: Nëse SHBA nuk do sulmonte, Irani do të godiste Izrael...
Nesër mbahet mbledhja solemne e Qeverisë për 28-vjetorin e E...
Joao Pedro vendimtar – Chelsea me fitore në udhetim tek Asto...