Të paktën 14 të dyshuar u arrestuan në Stamboll për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH dhe zonat e konfliktit, tha një burim sigurie.
Njësitë krahinore kundër terrorizmit më 11 qershor bastisën njëkohësisht 20 adresa në 13 rrethe të Stambollit dhe kryen arrestimet, tha burimi në kushte anonimiteti.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, transmeton Anadolu Agency.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit