Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur, kur një autobus doli nga rruga në Cildir, pranë qytetit lindor turk Ardahan.
Gazetari i AA-së mëson se ky ishte një autobus i vogël që po lëvizte nga qyteti turk Igdir në drejtim të Gjeorgjisë. Pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit, autobusi doli nga rruga në Cildir, më saktësisht në Mozaret Dagi, raporton Anadolu Agency (AA)
Katër persona, përfshirë edhe shoferin humbën jetën si pasojë e aksidentit ndërsa 22 të tjerë u plagosën.
Udhëtarët e lënduar nga autobusi u tërhoqën nga ekipet e AFAD-it turk dhe pjesëtarët e xhandarmërisë, pas së cilës u transferuan në spital.
Gjithashtu bëhet e ditur se 5 nga të lënduarit janë në gjendje kritike.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje