Një trup i mumifikuar që është gjetur në afërsi të një mauzoleu mbretëror në Iran mund të jenë eshtrat e Reza Shah Pahlavi, themeluesi i dinastisë së Pahlavit dhe babai i shahut të fundit të vendit.
Gjetja e fundit e trupit të mbështjellë me garzë dhe spekulimet që shkaktoi i vë pengesa të reja rrugës së Republikës Islamike për të fshirë tërësisht të kaluarën e dinastisë së vendit, që përfshinë edhe shkatërrimet e varrit të autokratit menjëherë pas revolucionit të vitit 1979, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, meqë pakënaqësia dhe problemet ekonomike rriten përpara përvjetorit të 40-të të Revolucionit Islamik, mistika rreth epokës së monarkive të Iranit vazhdon edhe me historinë e vet të abuzimeve.
Nipi i Reza Shah, Princi i kurorës në mërgim në SHBA, Reza Pahlavi, tashmë ka shkruar rreth tij, ndërsa ekspertë mjeko-ligjorë në Iran, janë duke u përpjekur të përcaktojë trupi i kujt është.

Punëtorët e ndërtimit zbuluan mbetjet e mumifikuara ndërsa punonin në lokacionin shiit të Abdul Azim, minaret e të cilëve dikur ngriheshin në mauzoleun e Reza Shah./Arbresh.info/

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...