Dy të rinjtë palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve me trupat izraelite në Rripin e Gazës, ka deklaruar ministria e shëndetësisë në Palestinë.
Amir Abu Musaid, 16 vjeç, u qëllua pranë gardhit kufitar të Gazës, në kohën që po protestonte kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Ushtria izraelite tha se gjuajti kundër protestuesve të cilët “paraqisnin rrezik”.
Një tjetër 16-vjeçar, Omar Qadous, u qëllua në mes të fshatrave të Irakut Burin dhe Til, në Bregun Perëndimor verior.
Agjencia e lajmeve “Maan” ka cituar burime lokale që thoshin se dy adoleshentët janë vrarë me snajper.
Me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, Palestina dhe Izrali kanë hyrë në një fazë të re të tensioneve./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...