Trump pritet të flasë sonte, përkundër që s’ka rrjete sociale

23:53 | 13 Janar 2021

President Donald Trump ka hyrë në historinë amerikane duke u bërë presidenti i vetëm që akuzohet dy herë nga Kongresi.

Për këtë gjë dhe meqë është i bllokuar në rrjetet kryesore sociale, ai pritet që të flasë sonte brenda 45 minutave.

Shtëpia e Bardhë thuhet se është ende duke punuar se ku do të postojë videomesazhin.

Llogaritë personale të presidentit janë ndaluar nga Twitter, YouTube dhe Facebook pas trazirave të javës së kaluar, për të cilat edhe po akuzohet se i ka nxitur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara